VIDEO/ ”N’terr të jetës, ju jeni vetë drita”, Tayna prek publikun në ”Sunny Hill” për betejën e saj të heshtur

Tayna e cila u ngjit mbrëmë në ”Sunny Hill Festival” nuk dhuroi vetëm një performancë spektakolare muzikore, ajo ndau një copë nga shpirti i saj. Për herë të parë ajo foli për një periudhë të errët të jetës së saj, një kohë kur kishte ndalur së bërë muzikë dhe nuk ishte e sigurt nëse do të kthehej ndonjëherë në skenë.

”Nuk e kam dit a kam me knu më, edhe nuk e kam ditë a kam me ju pa më qysh po ju shoh sot. Se po m’vjen me kajt, e s’kam kajt kurrë në publik, po sot është një natë shumë e veçantë”,-tha Tayna. Ajo ndau historinë e këngës “Si ai” që kishte shkruar gjatë asaj periudhe të vështirëc një këngë që për të ishte simbol i çlirimit shpirtëror. Por kjo këngë, tha Tayna, nuk u prit gjithmonë me dashuri.

Fjalët e saj u shndërruan në një mesazh fuqie për të gjithë ata që përballen me sfida të padukshme: “Çfarëdo momente të këqija që jeni tu kalu, që dikush e din ose se din, gjithmonë mos mu dorëzu kurrë në veten e juaj, me vendos me besu edhe kur ska shpresë. Edhe dine që në terr të jetës ju jeni vet drita”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?