VIDEO/ ”Nuk mbaj më”, Olta përlotet dhe e nervozuar përplas filxhanin

Pas Prime-it të së martës, aktorja Olta Gixhari nuk është në gjendje të qetë emocionale. Rrugëtimi i saj në ”Big Brother Vip 2” nuk mbështetet nga shumica e audiencës, dhe mëngjesin e sotëm është parë në gjendje jo të mirë. E përlotur dhe e lodhur nga loja, Olta e nervozuar përplas edhe filxhanin e kafesë.

E gjitha ka ardhur nga qëndrimi që mbajti moderatorja Arbana Osmani. Si kurrë më parë Osmani iu drejtua Oltës, duke e kundërshtuar.

”Shumë e shëmtuar që përmend se ke informacione për vajzat! Të gjithë kanë”,-tha Arbana. Kërcënimet e Olta Gixharit në shtëpinë e “Big Brother Vip” se do të nxjerrë çfarë di për jetën jashtë të Kiarës dhe Efit, nxitën shumë reagime në rrjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?