VIDEO/ Pas puthjes, plane për bashkëjetesë. Kiara flet me Luizin: Dua të qëndrojmë bashkë
Pas puthjes në shtëpinë e ”Big Brother Vip 2”, tashmë një çift, Luizi dhe Kiara kanë biseduar edhe për bashkëjetesën, kur ata të dalin nga shtëpia e ”Big Brother Vip”.
Luizi e pyeti Kiarën se ku do dëshironte ajo të jetonin, pas daljes nga Big Brother. Kiara u shpreh se ajo do të donte që të mos lëvizte nga rruga “Myslym Shyri” dhe Luizi i tha që nuk është problem për të, mjafton të qëndrojnë bashkë.
Ata madje bënë edhe plane të tjera se çfarë do të bënin kur të dilnin nga shtëpia. Luizi tha se do të shkonin në Shkodër, Lushnje, por edhe në jug që të hidhen me parashutë me Xhonatatin.