VIDEO/ Pas sherrit, reperi shqiptar kundërpërgjigjet: Nuk më rrahën shumë! Njëri nxori pistoletën, por…!

Reperi Fero Fera ka reaguar pas lajmeve në media ku thuhet se ai është sulmuar nga disa persona,.

Ai përmes një video që e ka publikuar në rrjetin social Instagram ka thënë, se ai nuk është i lënduar, duke theksuar se nuk ka pësuar as një grusht në fytyrë.

Sipas tij, kanë qenë gjashtë persona, që e kanë ndalur dhe njëri nga ata ka pasur edhe armë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo si duket nuk do ta ndalë këngëtarin, që kërcënon ata që e kanë sulmuar duke thënë se “arma nuk duhet veç me u mbajt, por edhe me gjujt”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, mëngjesin e ditës së sotme,Express kishte raportuar se reperi ishte sulmuar nga disa persona në qendrën tregtare “Albi Mall”.

Sipas dëshmitarëve, kjo kishte ndodhur rreth orës 24:00.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni pikërisht momentet e sherrit, kur disa persona kanë sulmuar me grushta dhe shkelma reperin e ri shqiptar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?