VIDEO/ Pauza merr fund, Lela dhe Leo në lidhje serioze. Dashuri pa fund në Big Brother
Dashuria po triumfon mes Lelës dhe Leos. Pas një pauze disa ditore, në mesnatë pas një Prime të mbushur me emocione, çifti u panë më pranë njëri-tjetrit. Afrimiti u bë edhe pas suprizës që iu bë Lelës nga nëna e saj, e cila pasi takoi edhe Leon, u tregoi që dëshiron që ti shikojë veç mirë dhe bashkë.
Leo dhe Lela janë në një lidhje serioze brenda shtëpisë më të madhe në vend. Ata e konfirmuan lidhjen e tyre sa ishin në dhomën e lavanderisë, ndërsa Lela i dhuroi puthje Leos.
Për këtë vendim të tyre duket se është gëzuar edhe Driloni, i cili tha se është i lumtur. “Urime, jam gëzuar për juve. Mirë ka ecur cdo gjë për ty, edhe nëse del prapë je mirë”, i tha Driloni, Leos.

KOHA JONË SONDAZH

