Video pornografike, nëna e Kim Kardashian flet për skandalin që i solli famë

Kris Jenner ka folur për herë të parë për videon ku Kim Kardashian po kryente marrëdhënie seksuale me të dashurin. Pamjet e saj me Ray J morën klikime dhe u bënë shumë të famshme.

Kris u pyet nëse kjo është arsyeja përse vajzat u kthyen në emra të njohur me famë ndërkombëtare.

“Ti nuk mund të kontrollosh atë që njerëzit thonë dhe është e vështirë ta kalosh. E vetmja gjë që mësova ishte se mund të kalosh cdo gjë nëse familja të mbështet. Ishte një moment i vështirë për mua si nënë dhe paksa shkatërruese”, tha Kris për ‘OBJECTified’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha vajzat e familjes Kardashian-Jenner nuk janë shqetësuar aspak për fjalët pasi kanë krijuar pasuri të madhe dhe jetojnë të lumtura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?