VIDEO/ Premiera e filmit “5 Herë Jo”, Donaldi i propozon për martesë Borës
Donald Veshaj surprizoi mbrëmjen e sotme gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, ku dhe hodhi një hap tjetër në lidhjen e tij me Bora Zemanin. Aktori i propozoi për martesë në ambientet e brendshme të kinemasë ku po mbahet premiera e filmit të çiftit.
“Do të doja ta kalonim jetën bashkë. A do të martohesh me mua?”, u shpreh Donaldi teksa ishte i ulur në gjunjë. “PO” ishte përgjigja e Bora Zemanit, e cila me një propozim përpara qindra pranoi unazën e partnerit të saj.
Pjesë e propozimit të veçantë ishte edhe djali i moderatores, Arbori i cili po ndiqte deklaratën e Donaldit i përqafuar me nënën e tij.
View this post on Instagram