VIDEO/ Princesha Kate Middelton zbulon të vërtetën: Kam kancer! Do t’i nënshtrohem kimioterapisë

Princesha e Wales, Kate Middleton e cila këto kohë ka qenë kryelajm në mbarë botën, ka zbuluar të vërtetën rreth teorive konspirative që qarkullojnë, duke thënë se është diagnostikuar me kancer dhe se po bën seanca kemioterapie. Njëjtë si me mbretin Charles, lloji i kancerit nuk është bërë publik, por ajo ka nisur kimioterapinë në shkurt.

“Sigurisht, kjo ishte shokuese. Unë dhe William po bëjmë gjithçka që të procesojmë dhe menaxhojmë këtë çështje private për hir të fëmijëve”, tha Kate, 42 vjeç. “Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më ka marrë kohë për të rikuperuar veten nga operacioni, në mënyrë që të nis me trajtimin”, shtoi ajo.

Kanceri u zbulua nga testet e kryera pas operacionit të priceshës Middleton në zonën abdominale. “Operacioni shkoi me sukses. Gjithsesi, testet për operacionin zbuluar se kanceri ka qenë prezent. Ekipi im mjekësor më këshilloi që të bëja disa kimioterapi preventative dhe tani jam në fazat e hershme të trajtimit”, tha ajo.

Princesha dha edhe një mesazh për njerëzit që janë diagnostikuar me kancer: “Për të gjithë ata që po përballen me këtë sëmundje, në çdo lloj forme që të jetë, ju lutem mos e humbisni shpresën dhe as besimin. Nuk jeni vetëm”. Pallati Kensington bëri të ditur se videoja e princeshës u filmoi të mërkurën nga BBC Studios.

SHKARKO APP