VIDEO/ Protestë virale në Kanë, një vajzë e veshur me ngjyrat e Ukrainës lahet me ”gjak”

Një ngjarje e nxitur nga lufta Ruse në Ukrainë, është bërë virale nga tapeti i kuq i festivalit të filmit në Kanë. Një vajzë e panjohur u paraqit e veshur me një fustan me ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Teksa po ecte, është ndalur për të pozuar para kamerave dhe ka nxjerrë nga gjoksi dy qese me bojë të kuqe.

Ajo i plasi ato dhe u mbulua me bojën e gjakut përpara se të arrite stafi i sigurisë për ta larguar. Vajza u mbulua me bojë në premierën e filmit Just Philippot Acid për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për Ukrainën.

Ky incident ka ardhur pas deklaratës së të Volodymyr Zelensky i cili e krahasoi shkatërrimin e dhunshëm të Ukrainës nga rusët me shkatërrimin që ndodhi në Hiroshima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?