VIDEO/ ”Pse rri shtrirë”, Luizi bisedon me Kiarën: Nuk jam i lumtur shpirtërisht

Debatet e fundit mes Luizit dhe Kiarës në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, kanë nxitur diskutime të shumta në rrjete sociale dhe në bisedat e të gjithë ndjekësve të këtij formati.

Ata janë distancuar nga njëri-tjetri, kjo pasi Kiara kërkoi që ai të reflektojë për veprimet që ka bërë e më pas ta lërë situatën të rrjedhë dhe marrëdhënien e tyre që të “ringrihet”.

Teksa po qëndronte shtrirë te dhoma e gjumit, Kiara e pyeti Luizin se pse ai nuk ngrihet dhe të aktivizohet me pjesën tjetër. Luizi u shpreh se ai nuk është i lumtur shpirtërisht dhe se për këtë arsye, nuk mund të shtiret sikur është i tillë.

Sipas Kiarës, ai po i lë assj një përgjegjësi shumë të madhe dhe se ndihet në faj që ai po sillet në atë mënyrë. Ajo shtoi se fillimisht Luizi duhet ta gjejë lumturinë brenda vetes, e më pas të kërkojë lumturi nga ajo. Luizi u shpreh se te vetja e tij nuk e gjen dot atë emocion.

SHKARKO APP