VIDEO/ Pushimet verore 2024, Dua Lipa zgjedh jugun e Shqipërinë si vend të preferuar
Ylli botëror me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri. Ajo e shijon bregdetin shqiptar, me bukuritë që ofron, por edhe për ushqimet tradicionale apo shoqërinë e mirë.
Dua e ka përmendur Shqipërinë dhe Kosovën si dy vende që duhen vizituar, ndërsa në një intervistë me një media amerikane ‘iherartradio’, e pyetur se kush është vendi i preferuar për të kaluar pushimet, ajo u përgjigj: Jugu i Shqipërisë.
Videon e ka publikuar edhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila shkruan: “Dua Lipa zgjodhi Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024.”
View this post on Instagram