VIDEO/Dasëm në “BIG BROTHER”, Luizi martohet me Kiarën

Sonte në ”Big Brother” kishte dasëm. Më në fund ndodhi puthja mes Kiarës dhe Luizit. Ishte një dasëm tradicionale e organizuar nga Vëllai i Madh, ku Kiara u bë nuse dhe Luizi dhëndër. Tashmë nuk dihet sesi do të jetë raporti mes tyre, a do të jemi një çift, apo gjithça është në kuadër të lojës të ”Big Brother”.

Këngëtari që këndoi në dasmën e çiftit është Altin Shira, aq shumë i kërkuar nga Luizi.

Kristi i cili ishte në rolin e priftit dhe e shpalli çiftin burrë e grua. Ata të dy u puthën në buzë, duke kurorëzuar kështu “martesën” e tyre. Momenti u duartrokit nga të gjithë banorët, të cilët mezi po e prisnin këtë moment të bukur.

Luizi e ka shprehur pëlqimin e tij për Kiarën, që kur shkeli në shtëpinë e Big Brother. Në ditët në vijim, ai gjithashtu i shprehu asaj edhe ndjenjat që kishte për të. Ndonëse e stepur fillimisht, Kiara u bind për dashurinë e Luizit dhe e puthi atë sonte në buzë, duke u shpallur kështu çifti i parë në shtëpi.

SHKARKO APP