VIDEO/ Reklama e Ronaldinhos që po i shokon të gjithë, jo e përshtatshme për nën …
Fushatat reklamuese të Ronaldinhos nuk kalojnë kurrë pa u vënë re.
Me këtë rast, ish-lojtari i njohur brazilian është protagonist i një spoti reklamimi për ‘Mozzart Bet’, të shtëpisë së basteve, që tashmë është bërë ‘viral’ në YouTube dhe që po gjeneron një ‘eksitim’ të madh.
Çfarë do të ndodhte nëse do të qëndroni të kyçur në një ashensor, pranë një modeleje të harlisur?
Dhe çfarë do të ndodhte nëse ajo të propozon për të përfituar nga koha dhe bërë diçka më emocionuese, sesa thjesht duke pritur?
Mirë…, kjo është ajo, që “Ronnie” do të bëjë: të nxjerrë telefonin dhe të navigojë online në këtë kompani bastesh.
Me këtë ide të veçantë, reklamimi është mundësuar mes brazilianit dhe modeles së bukur e të famshme serbe,Andjelka Tomasevic.
Çdo gjë ndodh në ashensorin e një hoteli luksoz. Pa dyshim, një klip shumë i veçantë dhe grishës, për të cilin shumë janë duke komentuar e folur./Telesport