VIDEO/ Robert Berisha flet për çmimet në jug të Shqipërisë: E dhashë makinën për të paguar shezlonet

Shqipëria vjet ishte kryefjalë e turizmit, por këtë vit po bëhet kryefjalë për çmimet e larta dhe përjet çdo limiti. Muzikanti Robert Berisha ka treguar për ndjekësit e ij në Instagram, se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë.

Ai ka postuar një video në InstaStory, me anë të së cilës me shaka ka kërkuar ndihmë. Me ironi ndaj çmimeve super të larta, Berisha thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone. Këtë vit ankesat për çmimet po vijnë nga figurat e skenës që kanë mundësi për pushime, por një qytetar mund të pushojë këtë vit në Jug?

“Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kamë më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë. Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlonet me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP