VIDEO/ Romanca nis në ”Big Brother Vip”. Luizi afrohet për ta puthur, por Kiara largohet

Në ”Big Brother Albania Vip 2”, më në fund ka pak romancë. Kjo nga dyshja më e përfolur aktualisht në të gjithë Shqipërinë, Kiara-Luiz.

Ky i fundit organizoi një surprizë mbrëmjen e kaluar për Kiarën, pasi kjo e fundit mbushi 27-vjeç. Në një skenë të improvizuar në oborr, Luizi këndoi këngën e Ed Sherran ‘Perfect’, ku ai dhe Kiara kërcyen vals, të përqafuar.

Pas spektaklit, në orët e para të mëngjesit, ata të dy patën një bisedë në oborr, ku në një moment Luizi u afrua për të puthur Kiarën. Ajo u distancua pasi nuk preferoi ta puthë atë. Më pas Luizi e justifikoi momentin, duke thënë se iu afrua për t’i treguar diçka dhe jo për ta puthur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?