VIDEO/ ‘Sa mirë e kuptoj unë atë krushkun tim’, Jon Gjebrea qenka fejuar?

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në “E diela shqiptare”, sot ishte i ftuar gjysh Selaudini, për të cilin e bija kishte një mesazh. Megjithëse gjatë jetës kishte pasur probleme me 4 vajzat, ai nuk i përmbajti dot emocionet kur nga ana tjetër e ekranit pa të bijën, që ia bëri zemrën copë.

Pak para se merrte mesazhin, Selaudini ndau me publikun dhe Arditin eksperiencën e tij si baba vajzash. Sa i bekuar është ndier dhe sa halle i kanë sjellë ato gjatë viteve. Duke iu drejtuar Arditit, ai tha se ndoshta tani, që e ka vajzën të vogël, mendon se ajo është Perëndia, por kur të rritet, vajza do ketë probleme.

“Kujt ia thua”, – ia ktheu Arditi duke kujtuar Annën e vogël.

Pasi mori mesazhin e së bijës, Selaudini u emocionua, ndërsa Arditi vijoi ta ngacmonte duke i thënë: “E shikon, ta prishi rehatinë goca. Ah, ç’të bëjnë gocat… lëre”

Dhe pak pas kësaj, krejt papritur na dha edhe një lajm tjetër: “Sa mirë e kuptoj unë atë krushkun tim për gocën që i ka dhënë çunit tim, por të paktën e kam çunin e mirë…”

Domethënë, tani që Joni dhe Merlin Haxhiymeri postojnë foto edhe në rrjetet sociale e paskan zyrtarizuar lidhjen e tyre edhe në fejesë? Derisa janë bërë krushqitë….

Ndiqeni Arditin në minutën 18.20./class

SHKARKO APP