VIDEO/ Sherr i ashpër mes Gjestit dhe Xhenetës: Kjo për lekë gjithçka bën

Xheneta dhe Gjesti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Me përfundimin e raportit të tyre kanë shpërthyer edhe akuzat për njëri-tjetrin. Gjesti u shpreh se Xheneta kurrë më nuk do ta ketë mundësi që të afrohet me të teksa u shpreh se kjo e fundit mbrëmë e ka treguar vetën.

“T’ka dalë fytyra dhe janë pa krejt senet, më nuk e ki mundësinë as me gishtin e vogël me më prek. Kurrë në jetë mos të ndodhë as me më këqyrë më – pasha Zoti as që të preku më”,-u shpreh Gjesti. “Unë nuk du as me fol me një mashkull që flet keq me femrën e vet”, iu kundërpërgjigj Xheneta.

Gjesti i bëri thirrje ‘Vëllai të Madh’ që të sjell një banor të ri në këmbim të 10 mijë eurove nga çmimi i madh pasi siç tha ai ”kjo për pare gjithçka bën, sjell edhe alkool me pi”. Kësaj thirrjeje iu bashkua edhe Xheneta teksa u zotua se nëse do të realizohet kjo gjë do të dhurojë super spektakël. ”Dje thash për 10 mijë euro hi, gjithçka bëjë bile ‘Vëllai i Madh’ të tregojë edhe kënd me pru nëse dëshiron super spektakël se Kevini s’ka bë kurgjo çka bëjë unë”, u shpreh Xheneta.

"S'du me fol me një mashkull që flet keq me femrën e vet", përplasen ashpër Xheneta e Gjesti

SHKARKO APP