VIDEO/ ”Të dua shumë”, Luizi i flet hapur për ndjenjat e tij, Kiara mbulon fytyrën nga ”turpi”

Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës në shtëpinë më të famshme, në ”Big Brother Albania Vip 2”, duket se po kthehet në një afrimitet më shumë se sa miq. Prej dy ditësh dy banorët po i shprehin simpatinë njëri-tjetrit.

Ndërkohë që pas mesante moderatorja Kiara Tito feston ditëlindjen, këngëtari Luiz Ejlli i ka kërkuar nëse mund t’i dhurojë një puthje.

Luizi: Për Zotin të du shumë, që ta dish. Nuk është siç e thonë këta (Flet për banorët e tjerë), që ka ran në dashuri e kështu. Por realisht të ni, shumë. S’di me gjetë një fjalë, që është më e madhe se ndjenja, por nuk është një dashuri e çmendur. S’di të gjej një fjalë që është në mes.

Luizi: Hiqi ato duar.

Kiara: Kam turp! (Mbulon fytyrën me duar)

Luizi: Nuk flas kshu me maska…

SHKARKO APP