VIDEO/ Zbulohet e vërteta e biletës që riktheu në lojë Xhenetën
Produksioni i ”Big Brother Kosova Vip 3”, ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe mediat online, duke publikuar pamje zyrtare në emisionin Kosova Today.
Këto pamje të cilat janë bërë publike për herë të parë, dëshmojnë qartë se Xhenetës nuk iu ndërrua bileta e fatit në spektaklin e së hënës, kur ajo u eliminua nga shtëpia më e famshme në Kosovë, gjatë një përballje me Drenushën në televotim.
Produksioni zbardhi pamjet e kamerave në prapaskenë, ku në mënyrë transparente dhe të pakontestueshme, u vërtetua se biletat e fatit ishte e njëjta gjatë gjithë kohës, që nga shtëpia e deri në studio dhe nuk kishte ndërhyrje në rezultatin final.
Spekulimet u përhapën pas eliminimit të Xhenetës me ndjekës që pretenduan se bileta e saj e cila kishte shënimin “Ti kthehesh në shtëpi”, mund të ishte manipuluar për ta larguar atë nga loja. Megjithatë, produksioni e ka quajtur këtë zhurmë të pabazuar dhe ka bërë të qartë se integriteti i lojës është prioritet absolut për ta.
@bigbrothervipkosova A ja kan ndru ? #CapCut #xheneta #albania #kosovo #bbvipks3 #bigbrothervipkosova #gjesti ♬ original sound – BIG BROTHER VIP KOSOVA