Videoja më e klikuar e 2016-ës, pesë vajzat triumfatore thyejnë rekordet
Videoklipi i këngës “Work from home” të Fifth Harmony është zyrtarisht videoja më e klikuar e vitit 2016. Me mbi 1 miliardë klikime, bashkëpunimi i 5 vajzave latine me reperin Ty Dolla $ign u shpall videoja e vitit nga Youtube.
Fifth Harmony po korr shumë sukses në të gjithë botën me këngët me tema feministe. Pesë vajzat Ally Brooke Hernandez, Lauren Jauregui and Camila Cabello, Normani Kordei Hamilton, dhe Dinah Jane Hansen u bashkuan në X Factor-in amerikan në 2012-ën.
“Work from home” (“Puno nga shtëpia”) ndiqet pas nga videoja e dytë më e klikuar në Youtube, “This is what you came for” e Calvin Harris-it dhe Rihanna-s, edhe ky një hit i padiskutueshëm i këtij viti.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=5GL9JoH4Sws” width=”560″ height=”315″]