Videoklipi i Duas bën namin, me të qenkan marrë VIP-a (VIDEO)
Dy Dua Lipa kryesojnë dy ekipe: ekipin blu dhe ekipin e kuq. Dua grindet, i bën karshillëk vetes dhe pastaj e puth në ballë. Një ide e veçantë që për t’u realizuar, kërkoi mjeshtra dhe shumë kohë. I njëjti regjisor që realizoi klipin e këngës “New Rules”, ia doli ta bënte po aq të arrirë vizualisht edhe prurjen e re të këngëtares, që pasi eci mbi ujë, arriti të dilte ballë për ballë me veten në videon më të re, “IDGAF” (I don’t give a fuck).
Për videoklipin e këngës “IDGAF”, ai bashkëpunoi me- mbani frymën miq- Stromae-n, artistin belg që u kthye në një prej më të shiturve dhe më të vlerësuarve në botë me hite si “Alors On Dance”, “Formidable” apo “Papaoutai”.
Të treja këto klipe kanë edhe realizim mbresëlënës, pasi prekin çështje të ndjeshme të shoqërisë, që nga mungesa e prindit, tek jeta e një të alkoolizuari, tek stresi i pamasë i jetës së përditshme.
Pas publikimit të “IDGAF”, Dua Lipa u shpreh e ngazëllyer që videoja ishte në vend të parë në trendet e Youtube-it. “Nuk më besohet”, shkroi ajo në rrjetet sociale, “Kaq shumë dashuri. Po më shpërthen zemra!”. Më pas, këngëtarja tregoi detaje nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit, që zgjatën plot 22 orë.
“Videoja e “IDGAF” ka qenë më e vështira dhe më sfiduesja për t’u filmuar. U deshën 22 orë xhirim, duke nisur nga ora 6 e mëngjesit për të përfunduar të orën 4 të mëngjesit tjetër, por ishte edhe ajo që më shpërbleu më shumë. Ndihem me shumë fat dhe krenare. Faleminderit për dashurinë. Faleminderit të gjitha vajzave të këndshme në videoklip, për punën e madhe që bëtë. Faleminderit Henri Scholfild që përsëri, më ndihmoi ta kthenim idenë në realitet, si edhe Mosaert (Stromae dhe Luc Junior Tam) për drejtimin artistik…”
Edhe pse ka vetëm 6 orë prej publikimit, “IDGAF” ka arritur 1 milion shikime në Youtube./Anabel/