Videot dhe foto më të ndjekura të vitit në ‘Instagram’, dominojnë Ronaldo e Messi

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë ndër personazhet më të famshëm në botë dhe kjo vihet re edhe nga nga postimet e tyre në rrjetet sociale. ‘Instagram’ ka publikuar sot listën e fotove dhe videove më të ndjekura në vitin 2017 dhe në “TOP” 8-she sa i përket kategorisë sport dy yjet e futbollit i zënë të gjitha vendet.

Sa u takon shifrave personale Cristiano Ronaldo është ndër më të ndjekurit duke përfshirë të gjithë kategoritë e personazheve, me 116 mln ndjekës. Mbrapa nuk qëndron as ylli argjentinas Lionel Messi i cili në llogarinë e tij numëron 84 mln ndjeës.

Kategoria sport në ‘instagra’- Listën e kryeson Kristiano Ronaldo duke prezantuar Bugatin e tij e ndjekur nga 19.9 milionë persona, ndërsa ndiqet nga video në të cilën Lionel Mesi përshëndet Neimar në largimin e tij me 14.9 milionë persona, të cilët e kanë ndjekur atë.

LISTA E PLOTË

Prezantimi i Bugatit të Ronaldos– 19.9 mln ndjekës

Përshëndetja e Mesit për largimin e Neimar– 14.9 milionë ndjekës

Pamja nga afër e makinës së re të Ronaldos– 14.6 milionë ndjekës

Djali i Kristiano Ronaldos duke shënuar– 14.2 milionë ndjekës

Mesi duke vallëzuar me bashkëshorten në dasmën e tij– 12.8 milionë ndjekës

Goli i Kristiano Ronaldos ndaj Barcelonës– 12.6 milionë ndjekës

Super goli i Ronaldos në stërvitje– 11.7 milionë ndjekës

Spektakli i Mesit dhe Suarez duke xhungluar topin në ajër– 10.8 milionë ndjekës

 

SHKARKO APP