Vidhet filmi i ri “Pirates of the Caribbean”

Bog Iger, kreu i kompanisë Disney, i ka thënë stafit të ABC-së që hakerët duket se kanë vjedhur filmin “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”. Hakerët janë duke kërcënuar Disneyn se filmin do ta publikojnë në pjesë nga 20 minuta, nëse nuk paguajnë në këmbim paratë virtuale, Bitcoin.

Disney menjëherë ka filluar që të bashkëpunojë me hetuesit federalë për të zgjidhur këtë rast. Iger ka refuzuar të paguajë “shumën e madhe” që kërkohej.

Filmi i ri “Pirates of the Caribbean” do të jetë një film i madh për kompaninë dhe nuk supozohet që të shfaqet nëpër kinematë botërore para datës 26 maj.

 

SHKARKO APP