Vilma zbulon “planet e verës”: Ka ardhur koha që të martohem!

Gazetarja e njohur sportive, Vilma Masha gjithmonë ka qenë e kujdesshme për sa i përket jetës së saj private dhe nuk ka dashur asnjëherë të jetë në qendër të vëmendjes për këtë pjesë.

Por sot Vilma ishte e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel ku ka zbuluar shumë surpriza  në lidhje me planet e saj përsa i përket jetës private. Ajo është shprehur se tashmë pas disa vitesh lidhje ka ardhur momenti që ajo t’i jap fund beqarisë duke u kurorëzuar në martesë. Moderatorja ka zbuluar për herë të parë se i dashuri i saj i zemrës nuk është një person publik dhe prej 13 vitesh ka jetuar në Romë.

Vilma ka treguar se e ka patur gjithmonë ëndërr që të vishte fustanin e bardhë dhe ky çast është afër. Përveç kësaj një tjetër dëshirë e saj është që të sjellë në jetë edhe një fëmijë.

SHKARKO APP