Vin Diesel shpërthen në lot gjatë xhirimeve të filmit: Më mungon Paul Walker
Aktori Vin Diesel po i përjeton keq xhirimet e filmit ‘Fate of the Furious’ për shkak se i mungon miku e tij që u nda nga jeta si pasjë e një aksidenti, aktori Paul Walker. Aktori 49 vjeçar që luan Dominic Toreton në film, tregoi se nuk ka sesi të mos mërzitet përderisa po xhiron një film pa Paul Walker, i cili kishte një rol të rëndësishëm në seritë e kaluara të filmit po aq sa roli i tij.
“Kurrë nuk kam bërë ndonjë skenë pa të. Dhe çdo herë që bëja ndonjë skenë, gjëja e parë që bëja ishte pyetja, ‘Në cilën skenë është Paul? Ku ulet Brian?’ Dhe kjo nuk ndodhte. Dhe thjeshtë mërzitesha shumë dhe duhej të largohesha nga aty për t’u përmbledhur”- tha aktori për USA Today.
Më pas ai ka vazhduar “Më pas pashë Michelle Rodrigues duke qarë si unë dhe më pas ajo erdhi dhe më përqafoi”.
Filmi ‘Fate of the Furious’ është seria e re e filmit me shumë pjesë ‘Fast and the Furious’.