Vin Veli e konfirmon: Po, jam ndarë nga Bora!

Dyshja Vin Veli-Bora Zemani kanë qenë ndër personazhet më të përfolur të kohëve të fundit në mediat rozë, për shkak të ndarjes së tyre që u konfirmua vetëm sot nga  Vin Veli në emisionin “Rudina”.

“Unë dua të jem i sinqertë. Jemi ndarë, si gjithë lidhjet që nisin mirë dhe nga rrethanat, koha, karriera, nuk na bëjnë që të ndihemi mirë për të vazhduar më tej.”-u shpreh DJ-i i njohur.

Megjithatë, Vin Veli rrëfeu se marrëdhëniet mes tij dhe Borës vijojnë të jenë të mira, kjo edhe për hir të djalit të tyre Arbor, i cili vetëm një ditë më parë festoi ditëlindjen e tij të tretë.

SHKARKO APP