Viola ndjekësve: Ose bëj “like” ose ik (FOTO)

Ose bëji “like”, ose ik, largohu nga profili s`ke rrugë tjetër. Viola Spiro ua ka mbyllur gojën ndjekësve dhe jo sot. Paska kohë ky muhabet. Ekzaktësisht që në 8 shtator të vitit të shkuar. Ka bllokuar mundësinë për të komentuar poshtë fotove në Instagram. Po çne, ç`ndodhi? Komenti i fundit i bërë qenka një sugjerim për të lexuar diku horoskopin. S`qenka fyerje.

Mbase dhe ka pasur ndonjë nga ato komentet me ofendime, por mund ta fshirë. Diçka ka ndodhur që është marrë ky vendim. Se një vajzë simpatike e që përpiqet për t`u dukur mirë, duhet t`i ketë qejf komplimentet. Se me thënë të drejtën, vishemi e mbahemi edhe për të tjerët, për të na dëgjuar veshët e për të na lexuar sytë ndonjë fjalë të mirë.

Viola ia ka mohuar vetes këtë kënaqësi, njësoj siç i ka mohuar ndjekësve të drejtën për të komentuar. Qoftë edhe po patën ndonjë sugjerim, ku t`ia thonë ata? Apo në kutinë e mesazheve? Aty ku do ta lexonte vetëm e zonja e punës dhe jo gjithë ndjekësit e tjerë.

Po ky qenka zakon i vjetër. Edhe më parë, Viola paska luajtur me këtë opsionin e bllokimit dhe zhbllokimit të komenteve. Diku i paska lënë hapur e diku tjetër i ka mbyllur. Vetëm se këtë herën e fundit i ka lënë të mbyllura për më gjatë. Kështu që 2 mundësi ke. Ose pëlqeje tani, ose hesht përgjithmonë. /Tirana Post/

 

SHKARKO APP