Virale në Tik-Tok, Rudina Magjistari: Njerëzit qeshin me mua se bëj batuta
E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ka qenë autorja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari. Vogëlushja e emisionit, Rajna e ka parë Rudinën në rrjetin social “Tik-Tok” dhe e pyet se pse njerëzit qeshin me të pasi ajo nuk e ka kuptuar. Në lidhje me këtë pyetje, moderatorja ka thënë se qeshin ndoshta sepse ajo ka dëshirë që t’i bëjë për të qeshur dhe i pëlqen që të thotë batuta.
Rajna: Unë Rudinën e kam parë në TikTok dhe kam parë që njerëzit qeshin me të, por pse qeshin se unë nuk e kam kuptuar?
Rudina Magjistari: Qeshin sepse ndoshta se unë kam dëshirë që t’i bëj për të qeshur. Më pëlqen që të them batuta. Më pëlqen që të bëj ndonjëherë sikur nuk i kuptoj gjërat, më pëlqen që t’i ngacmoj të ftuarit, nganjëherë edhe mund të ngatërrohem si çdo njeri në këtë botë. 12 vite para ekranit, çdo njeri edhe mund të ngatërrohet. Nuk e di nëse e kishe fjalën për këtë apo jo? Ti ndodh ndonjëherë që ngatërrohesh?
Rajna: Po, ngatërrohem ndonjëherë.
Alketa Vejsiu: Kam përshtypjen që të jesh perfekt nuk është në modë dhe ti je fantastike për këtë se je kaq origjinale dhe njerëzit të duan sepse je origjinale.
Rudina Magjistari: Më pëlqen që t’i them gjërat shumë natyral. Kjo ka qenë një ndër filozofitë e mia të të punuarit. Dau të jem shumë e vërtetë dhe shumë natyrale dhe dua që gjërat të ndodhin natyrshëm.
Marrë nga tvklan.al