Vit i ri, pamje e re/ ”British Vogue”: Ngritja e pandalshme e Dua Lipës (FOTO)
Nëse ka një sekret për të nisur një vit të ri ndryshe, këtë më së miri na e tregon Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e nisi 2021-in në kopertinën e ”British Vogue”, me një pamje ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Revista e përshkruan këngëtaren nga një fëmijë me prindër që emigruan drejt një vendi të huaj, tek një adoleshente e vendosur për tu bërë me plot gojën një yll. 6 çmime ”Grammy” dhe hite muzikore brenda një kohë të shkurtër.
Mund të flasim pafund për punën dhe talentin e Dua-s, por të ndalemi tek modeli i ri i flokëve. Prerja pixie dhe flokët bjond duket se janë bërë për të. Tiparet e errëta dhe të plota kombinohen mrekullisht mirë, pavarësisht se duhet të tregohesh i vëmendshëm për të kuptuar që bëhet fjalë për Dua Lipën në këtë kopertinë. Si ja del Dua të kapë gjithnjë momentin? “Sapo mbaroj një punë, e kam zakon të them. Ok, çfarë vjen pas kësaj? Po tani çfarë do bëjmë?”
Dua tregon se shumë gjëra kanë mbetur të pandryshuara nga jeta e mëparshme. Ajo nuk harron të flasë për Kosovën, marrëdhënien me të dhe krenarinë për prejardhjen. “Njerëzit nuk e lënë vendlindjen e tyre po të mos ishte për të shpëtuar familjen dhe për të bërë një jetë më të mirë. Njerëzit duan të jenë aty ku është familja, shtëpia e tyre, ku flitet gjuha dhe ku kanë kulturën dhe zakonet e tyre”,-vazhdon Dua.