“Vjen nga një botë tjetër”, këngëtari i njohur flet për Rihannën, jep detaje nga albumi i ri

Pharrell Williams ka dhënë një vështrim të rrallë rreth asaj që po ndodh në prapaskenat e albumit të ardhshëm të Rihanna-s. Krijuesi i hitit “Happy” ka punuar me divën e muzikës për albumin “R9”.

“Rihanna është në një vend tjetër tani. Si wow. Ajo është nga një botë tjetër”, tha këngëtari duke shtuar më tej: “Unë jam i gatshëm të vë bast, sepse Venusi është i gaztë dhe nëse do të kishin një teleskop që mund ta zmadhonte, do të shihje Ririn të shtrihej nudo atje.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër vite më parë, fituesja e “Grammy” lançoi albumin e tetë “Anti” dhe që prej atëherë nuk ka qenë aktive në muzikë. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, këngëtarja tha se albumi i shumëpritur do të publikohet më shpejt se sa mendojnë fansat e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mezi po pres që të publikoj diçka për të cilën jam vërtet krenare dhe e lumtur. Me siguri që do të jetë shumë më shpejt nga sa mendojnë fansat e mi, por nuk dua të jap më shumë detaje sepse kam mjaftueshëm stres dhe pyetje për ‘R9’.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?