”Vrasësit” në ekranin e ”Big Brother Vip”
Nga: Redjon Shtylla
Jetesa e disa personazheve publikë në një shtëpi, në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, ka përfshirë një popull të tërë. Trysnia dhe loja e këtij formati ka një armë të fortë, të ruash qetësinë. Por ”yjet” e Arbanës këtë vit jo vetëm që e kanë humbur, por janë kthyer edhe në persona të rrezikshëm.
Shuplakat e Kejvina Kthellës ndaj Luiz Ejllit live në programin e së shtunës dhe e gjithë urrejtja ndaj tij duke edhe e ”kërcënuar”, skenari që ka në mendje aktori Amos po për Luizin, që do ta çonte në mal dhe do ta torturonte, janë ngjarje që janë dënuar me forcë nga publiku dhe nga vipat normaë të këtij vendi. Rasti i parë i dhunës fizike, dhe mbështetja e frikshme nga banorët e ”Big Brother” në ekran i dhanë Kejvinës, është E NDALUAR dhe kërkohen marrja e masave nga autorët dhe televizioni ”Top Channel”. AMA ka reaguar vetëm për rastin e Amosit.
Të gjithë duan që modelja Kthella të përjashtohet menjëherë nga shtëpia, dhe jo të ndëshohet, duke vijuar lojën. Skenari i Amosit është për tu marrë nën hetim nga Drejtësia, sepse është një plan i qartë dhe i thënë live në një nga emisionet më të ndjekuara, pa limit moshe.
Fenomeni Luiz, të cilin e kanë bërë po vetë banorët e Big-ut, është bullizuar, është vënë në lojë në grup, por ai ka mbështetjen e jashtëzakonshme, si dhe ka mijëra komente në rrjete sociale.
Formati televiz si Big-u është për të testuar qëndresën në një lojë të fortë mendore, por në këtë edicion skenat e dhunës, si fizike dhe psikologjike, janë jashtë çdo limiti, pasi si akte janë në çdo shoqëri, por ekrani është edukues, jo vend reabilimiti. Ekrani duhet të jetë i pastër si kristal, dhe jo të jetë i ndotur në një shoqëri kaotike dhe të trazuar. Sharjet dhe fyrjet në ekranin e madh Top Channel, është një realitet që e jetojmë në shoqërinë tonë, por është shumë e rëndë që lejohet në ekran. Normalizimi i çdo akti dhunues, është dyfish vrasës sa vetë akti.
Është e rëndë, por në shtëpinë e Big-ut ka ”vrasës”, jo eleminim fizik, por të vrasjes nga dhuna psikologjike, e një rinie që është vandale, që ”fakëmarrjen” e kanë në plan të parë, që është jashtë çdo kufiri të normales dhe të një brezi që DUHET të paraqesë dhe të ofrojë modelin e JETËS të shëndetëshme, të frymës së bashkëpunimit, edhe pse në të tillë formate ka lojëra, dhe lojërat duhen, por me rregulla.
Në ekran duam të shohim shpresë, një frymë frymëzimi, por ”vrasësit” që janë në Big, janë jo të denjtë për të dhënë shembullin që i duhet një shoqëri, pasi problemet i kemi në jetën e përditshme, dhe nëse i shohim edhe në ekran, atëherë ky vend do të groposet në gropën e madhe të dhunës fizike dhe psikologjike, e gjitha po bëhet normale, dhe përfundojmë në përcaktim final që prej dekatash është shkruar, ky VEND nuk bëhet.