Vritet babai i Nicki Minaj

Babai i reperes së njohur Nicki Minaj është vrarë nga disa persona të panjohur. Në një deklaratë policia ka bërë të ditur se Robert Maraj ishte duke ecur përgjatë Long Island, ndërsa atentatorët u larguan në drejtim të paditur.

64-vjeçari u dërgua në spital por për shkak të plagëve të marra nuk arriti që të mbijetonte. Autoritetet kanë ngritur postoblloqe në të gjithë Long Island si dhe po bëjnë hetime të mëtejshme në lidhje me vrasjen.

Nicki ende nuk e ka komentuar këtë ngjarje tragjike. Reperja Nici Minaj, emri i vërtetë e së cilës është Onika Tanya Maraj lindi në Trinidad dhe u rrit në lagjen Queens të New York City. Robert Maraj ruante një profil të ulët në publik dhe nuk ishte person i famshëm.

SHKARKO APP