Vr@sja e 14-vjeçarit, Luiz Ejlli merr vendimin e papritur: E di sesa e keni dashur
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka prekur thellë shoqërinë dhe çdo shqiptar, sepse u godit me thikë në zemër nga një 15-vjeçar. Teksa ka shprehur ngushëllimet tek prindërit e të ndjerit për këtë humbje tragjike, këngëtari Luiz Ejlli tregon se ka marrë një vendim që lidhet me respektimin e zisë për këtë ngjarje tragjike.
Artisti bën me dije se kënga e re e cila do t’u publikonte sot, do të shtyhet për të shtunën. Në një postim në Instastory, Ejlli informon ndjekësit që e ka të pamundur që të publikojë këngë sot, kur vendi është në një tronditje nga ky krim.
”Prindër të Martinit, unë nuk mund ta imagjinoj se si ndiheni, por e di shumë mirë se sa e keni dashur. Ngushëllime”,-shkruan Luizi. Kjo tregon që Luiz Ejlli përpos një fenomeni i Big Brother, është edhe një artist human që tregon me shembull sesi duhet të veprojë edhe kolegët e tij. /R.SH-Koha Jonë/