Weinstein marrëveshje me bashkëshorten për divorcin: 300 mijë dollarë në vit

Harvey Weinstein dhe Georgina Chapman kanë arritur një marrëveshje për divorcin.
Sipas asaj që shkruan New York Post, mbreti i Hollywood-it, pas akuzave të shumta për ngacmime seksuale do t’i paguajë bashkëshortes, stiliste në profesion, vetëm 300 mijë dollarë në vit.

Shuma do të kalojë në 400 mijë pas dhjetë vitesh. Chapmanit ndër të tjera, ka pwrfituar një shtëpi që kushton 15 milion dollarë në West Village në New York dhe një tjetër prej 12 milion në Hamptons.

Cifti, ai 65 vjeç dhe ajo 41, kishin vendosur të ndaheshin në tetor. Pasuria e Weinstein i kalon të 240 milion dollarë, një pjesë e të cilës në muajt e fundit i është marrë nga avokatët dhe investiguesit privat, pas denoncimit të qindra femrave për ngacmim seksual.

SHKARKO APP