Will Smith “hidhet” nga helikopteri për 50 vjetorin e lindjes

Will Smith ka festuar 50 vjetorin e lindjes në një mënyrë shumë të veçantë.

Aktori i famshëm ka hipur në helikopter dhe është hedhur me një litar-llastik nga një lartësi e madhe.

Will realizoi lojën ‘Bungee jumping’ në Grand Canyon, ndërsa shikohej nga familja e tij dhe miqtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ndau momentin e bukur, po aq sa edhe të frikshëm, në kanalin e tij në YouTube.

Swiss Digital Mobile Reklama

Smith shihet duke bërë kërcimin me litar nga helikopteri ndërsa çdo çast është detajuar në video.

Para se të hidhej aktori dukej nervoz por gjithçka ndryshoi pasi realizoi ‘Bungee jumping’.

Gruaja Jada Pinkett Smith dhe tre fëmijët e tij Trey, Jaden dhe Willow po e vëzhgonin, së bashku me mikun e tij Alfonso Ribeiro.

Will Smith Reacts to His 50th Birthday Bungee Jump

Will Smith Bungee Jumps Out of a Helicopter!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?