Will Smith zbulon sekretin e një martese jetëgjatë

Will Smith ka krahasuar dashurinë me kopshtarinë në një mesazh për përvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij Jada Pinkett Smith. Në një postim në Instagram aktori ka bërë një dedikim emocionues për bashkëshorten e tij me të cilën ka 20 vite i martuar. 49-vjeçari publikoi një fotografi të tij dhe Jadës në ditën e tyre të dasmës në vitin 1997, duke ju referuar si mbretëreshën e tij dhe i uroi një përvjetor të lumtur. “20 vite më parë ne ecim duke mbajtur duart e njëri-tjetrit drej altarit. Ja çfarë kam mësuar që prej asaj kohe. Dashuria është si kopshtaria… Kam mësuar të përqendrohem për të të ndihmuar që të lulëzosh në atë që dëshiron të jesh (në atë që je lindur të jesh) dhe jo të kërkoj të jesh ashtu siç e kërkon egoja ime. Kam mësuar të gjej kënaqësi kur ti ndjek ëndrrat e tua, me shumë se sa të shtyj të përmbushësh dëshirat e mia egoiste duke mbuluar kështu edhe pasiguritë e mia. Kam mësuar që dashuria është të dëgjosh. Dashuria është të japësh. Dashuria është liri. Urime përvjetorin mbretëresha ime. Jam i përkushtuar ndaj teje”!

 

SHKARKO APP