William dhe Kate qenkan njohur që fëmijë
William dhe Kate janë takuar për herë të parë kur dukesha ishte 9 vjeç. Të gjithë kanë menduar se çifti është njohur në universitet, por e vërteta është ndryshe.
Sipas biografes që po shkruan librin për jetën e Kate, takimi i tyre i parë ka qenë në një ndeshje hokeji. Kate e donte shumë sportin dhe sigurisht që e njihte Williamin, si gjithë vajzat e Anglisë. Vëmendja e saj sipas biografes ishte tek djaloshi që erdhi i shoqëruar nga eskortat me një një hyrje madhështore.
E megjithatë deri në univesitet asnjë prej tyre nuk kishte kontakt me tjetrin. Kur filluan shkollën e lart nisi miqësia që pas shumë vitesh u celebrua me martesë.