William e Kate pushime me fëmijët në fshat
Pas javëve të tëra impenjime për shkak të Megxit, më në fund princi William dhe Kate Middleton kanë marrë disa ditë pushime me fëmijët e tyre. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, dukët e Cambridge kanë përfituar nga pushimet shkollore të George dhe Charlotte dhe i kanë çuar fëmijët e tyre në fshat, për të parë qengjat.
Louis duket se është një i apasionuar pas traktorëve. Të gjithë kanë kaluar disa ditë në Norfolk.
William e mendon njësoj si bashkëshortja e tij Kate, që në një intervistë kishte thënë se donte për fëmijët e saj një stil jetë fshati.
Middleton kishte bërë elozhe për rolin e gjyshes së saj, që i kishte kushtuar pjesën më të madhe të kohës, asaj vëllait dhe motrës, duke i mësuar kopshtari. Të njëjta eksperienca ajo donte edhe për fëmijët e saj .
‘Louis i do shumë traktorët’ ka zbuluar princi William, duke shtuar që fëmijët kanë asistuar në lindjen e një qengji: George u kënaq shumë, Charlotte ishte më e hutuar, por të dy i kanë dhënë për të ngrënë qengjit”.