William largoi Harry-n dhe Meghan? Flasin vëllezërit
Princ Harry dhe Princ William kanë hedhur poshtë aludimet e The Times se marrëdhënia e tyre u prish si pasojë e bullizmit. Një deklaratë e përbashkët e vëllezërve e etiketon gjuhën e përdorur në artikull si “nxitëse dhe ofenduese”. Gazeta citoi një burim që tha se Harry dhe Meghan u shtynë të largoheshin nga familja mbretërore dhe se “bullizoheshin rregullisht” nga William.
Sot, dy vëllezërit, Mbretëresha dhe Princ Charles do të takohen për të diskutuar të ardhmen e Harry dhe Meghan. Çifti do të tërhiqet nga detyrat si anëtarë të familjes mbretërore dhe të bëhen të pavarur financiarisht. Deklarata në emër të Harry dhe William shkruan: “Pavarësisht mohimeve të qarta, në një gazetë britanike u botua një artikull që aludonte mbi marrëdhënien e Dukës së Sussex dhe Dukës së Cambridge.
“Për vëllezërit që angazhohen kaq shumë në çështjet e shëndetit mendor, gjuha nxitëse e përdorur është ofenduese dhe me shumë mundësi e dëmshme”. Aludimet se William bullizoi Harry dhe Meghan janë hedhur poshtë nga disa burime pranë dyshes Cambridge dhe vetë Harry-t.