William romantik, Kate i shmanget prekjes. Videoja bën xhiron e rrjetit
Çfarë po ndodh mes princ William dhe bashkëshortes së tij, Kate? Nëse Meghan dhe Harry shpesh në publik shkëmbejnë shikime, prekje, përqafime, ndonjëherë edhe puthje, kundërta ndodh me Kate-in dhe William-in. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shumë më diskretë në publik kur bëhet fjalë për shfaqjen e ndjenjave. Madje, Kate në një dalje të fundit të tyre nuk e lejon William-in ta prekë as në shpatull. Të paktën, kështu duket në një video që bën xhiron e rrjetit. Teksa qëndronin pranë njëri-tjetrit, në një moment, William u mundua të prekte Kate-in në shpatull dhe ajo reagoi menjëherë duke ia shmangur dorën. Edhe pse familja mbretërore ka rregulla shumë strikte kur bëhet fjalë për shprehjen e ndjenjave në publik gjesti i Kate mund të quhet pak i tepruar.