”Wiwibloggs” vlerëson këngën e Sonit: Zëri dhe trupi i dridhet (VIDEO)

Si çdo vit, “Wiwibloggs” komenton çdo këngë që konkurron në Fstivalin e RTSH, ku kënga fituese do të përfaqësoje Shqipërinë në Eurovizion. Dy komentatorët kanë komentuar me superlativa, të cilët e kanë pëlqyer shumë Sonin, për vokalin dhe ritmin.

”E dua shumë këtë këngë. Shqipja tingëllon shumë bukur”,-thotë njëri nga komentatorët. E më pas në momentin kur kënga fillon dhe kap notat lart ata vazhdojnë komentin: “Ohhh kjo është e mrekullueshme. Me një vokal shumë të fuqishëm që nuk ju bën vetëm të lëvizni por ju bën shpirtin të lëvizë me vokalin e saj.”

“Më duket kjo do të jetë e preferuara ime”,-vazhdon më tej komentatori i Wiwibloggs. “Soni Malaj, ti je një pretendente. Je një pretendente”.

Festivali i Këngës 57: All songs reaction (Before semi-final)

SHKARKO APP