Xhemi Shehu ka 7 vite që nuk e feston ditëlindjen

Moderatorja e njohur shqiptare, Xhemi Shehu ka rrëfyer një detaj tjetër nga jeta e saj, të cilin jo shumë persona e dinin.

Natën e mbrëmshme, e ftuar në programin e mikes së saj, Arbana Osmanit, Xhemi ka treguar se prej shumë vitesh nuk e feston ditëlindjen.

Gjatë emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ku ajo ishte në një lidhje direkte për të surprizuar një fanse, moderatorja e njohur i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj.

Ajo tha se ka shtatë vite që nuk e feston ditëlindjen dhe Arbana zbuloi se kjo ndodh pasi të ftuarit e saj nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Madje nuk flasin fare.

“Ti Arbana e di që unë kam 7 vjet që nuk e festoj ditëlindjen, jo se nuk dua por nuk mundem…sa vjen ai momenti që duhet të bëj listën me të ftuarit, aty anulohet dhe ditëlindja ime”, tha Xhemi.

“Sepse nuk i flasin të ftuarit me njëri-tjetrin”, zbuloi Arbana duke qeshur. Moderatorja tregoi se i ndan të ftuarit me 20% me grupe dhe asnjë nga këto grupe nuk flasin me njëri-tjetrin.

SHKARKO APP