Xhemi Shehu konfirmon largimin nga ‘Portokalli’, ku do ta shohim tani moderatoren?!

Pak kohë më parë mediat shkruanin se Xhemi Shehu, moderatorja shumë e dashur për publikun dhe që prej vitesh e shohim në Top Channel, është larguar nga ky televizion, mirëpo gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve.

Ditën e sotme Xhemi e ka konfirmuar vetë këtë lajm duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekëseje në rrjetet sociale. Ishte Arbana ajo që postoi një foto me Xhemin ku shkruante: “Mëngjese të bukura me zemrën”. Dhe në sy ra një koment që e pyeste Xhemin: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”

Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej dhe konfirmoi me një “Po”.

Një tjetër ndjekëse ka pyetur nëse Xhemin do ta shohim në ndonjë program tjetër apo këtë vit do ta bëjë pushim. Por, kjo e fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje, duke e lënë pezull të ardhmen e saj në sezonin televiziv që starton nga shtatori.

SHKARKO APP