Xhemi Shehu rikthehet në ekran

Xhemi Shehu ka qenë e ftuar në “Pardon my French” në Top Albania Radio dhe tregoi me emocion gjithçka për eksperiencën që po e kthen në ekran. Moderatorja rrëfeu se kjo nuk është hera e parë që e ftojnë të prezantojë “Festivalin e Këngës”, por për disa arsye nuk ka pranuar.

“Ftesa më ka ardhur dhe herë të tjera. Një herë kam qenë duke lindur, një herë më thanë që kemi dashur të të marrin”, tha Xhemi, ndërsa në vazhdim pranoi se ftesën për këtë Festival e ka pritur me shumë qejf.

“U gëzova shumë, ka kohë që më ka ardhur si ftesë… Me atë jam rritur, dikur mezi e prisja”, tha moderatorja.

Xhemi nuk tregoi shumë për detaje, por theksoi se do t’i përmbahet skenarit edhe pse do jetë shumë larg klasikes.

SHKARKO APP