‘Xhemre’ rikthehet shumë shpejt në ekranin shqiptar, gati t’iu rrëmbejë zemrat

‘Xhemreja’ do ju bëjë sërish të fiksoheni pas ekranit…

“Rrahje Zemre”, një serial i ri do të vijë shumë shpejt në ekranin e Tv Klan. Premiera absolute do të nisë nga 9 janari 2018.

“Rrahje Zemre” është prodhim i vitit 2017-2018, me aktoren e njohur për rolin e Xhemre në “Kuzey Guney”, Öyku Carayel.

Dy të dashuruar, të cilët edhe pse përpiqen ta mohojnë, rrahjet e zemrës nuk i fshehin dot. Një histori e sfidave jetësore e një doktoreshe të suksesshme, e cila e nisi gjithçka nga zero dhe me shumë inat për t’u bërë dikush në jetë. Një mashkull që do t’i japë asaj kurajë dhe më pas do ta dojë pafundësisht. Ai për të është një guidë që e kap përdore dhe i thotë mund t’ia dalësh. Eylul është një neurokirurge e suksesshme, e cila u bën ballë paragjykimeve të pacientëve në punë, të cilët kërkojnë një doktor mashkull dhe jo atë.

12 vjet më parë, kur Eylul ishte shumë e re, jeta i ndryshoi krejtësisht: nëna e saj kreu vetëvrasje. Ajo u rrit nga babai dhe njerka. Eylul ndryshoi shkollë disa herë dhe babai i saj duke mos dashur që të merrej me një vajze “rebele” e dërgoi të rritej tek gjyshja, në Marmaris.
Ali Asaf është një mësues 30-vjeçar në Marmaris në shkollën për vajza të Eylul. Edhe pse ka një enigmë të madhe se përse një doktor i suksesshëm si ai kishte lënë Stambollin dhe jepte mësim në Marmaris, vetëm një gjë është e vërtetë për të: Ai ishte shpëtimtari i Eylul që ajo të mos e shkatërronte jetën e saj, dhe arsyeja që ajo u bë me vonë një kirurge e suksesshme. Teksa të gjitha këto gjëra ndodhen mes tyre, Ali fillon të bjerë në dashuri me të bukurën Eylul.

SHKARKO APP