Xheneta i rikthehet Eglit dhe e thumbon: Flamura n’qafë për klikime, përdorni gjithçka veç talentin

Xheneta Fetahu është rikthyer me një thumbim për këngëtaren Egi Tako, e cila gjatë një performance në Drenicë doli me flamurin kuqezi në qafë.

Ajo duket se kritikon ata që përdorin simbolet kombëtare vetëm për imazh dhe famë, duke sugjeruar se vlera të tilla nuk duhet të përdoren për marketing personal. Sakaq nga Egli apo edhe Gjesti nuk ka reagime.

”Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot dashni për famë. Kur i shkelin flamurin, heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera s’u gjeni kërkah. Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime. Përdorni gjithçka veç talentin edhe njerëzit, edhe kombin. Të paftyrë me internet”,-shkruan Xheneta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?