Xhensila e “BB 8”: Kushedi sa shtatzëni të padëshiruara kanë ndodhur pas fotove të mia nudo
Jo rrallë herë Xhensila është treguar mjaft bujare me fansat e saj. Ish-banorja e “Big Brother” shfaqet pa turp provokuese para objektivit të kamerave.
Gjatë karrierës së saj, këto foto shënojnë edhe maksimumin e Xhesit, e cila njihet si një nga modelet më provokuese në Shqipëri.
Pa komplekse ka folur këtë herë edhe për “Bluetooth”, duke na treguar se nuk heziton aspak kur vjen puna për foto seksi, ndaj dhe këto janë vetëm fillimi, pasi shumë shpejt do të vijë edhe më sensuale.
“Kushedi sa shtatzëni të padëshiruara kanë ndodhur pasi kanë parë fotot e mia. Megjithatë, mund t’ju them që për Vit të Ri do të vij edhe më seksi se kaq.
Do të udhëtoj drejt Romës apo edhe drejt Francës, ku së bashku me fotografin tim, Colizzi do të bëjmë një set totalisht ndryshe nga çfarë jeni mësuar të shikojmë deri më sot.
Zhvishem vetëm për fotografin tim italian, shqiptarëve nuk ua kam besën”, shprehet ndër të tjera, Xhesi, e cila paralajmëron një tjetër set.
E nëse e pyesim për dashurinë, ish-banorja e “Big Brother” shprehet se këtë periudhë është vetëm, duke u marrë me veten.
“Kam bërë sherr me dashurinë këto kohë, jam vetëm”, e mbyll bukuroshja prononcimin e saj për “Bluetooth”.
/Bluetooth/GSh