Xhensila Myrtezaj fillon punë si gazetare? Gafa e spikeres (VIDEO)

Fama e këngëtares simpatike Xhensila Myrtezaj, duket se ka hutuar gazetaren e ”Report TV”, Erjona Rusi. Gjatë edicionit qëndror të lajmeve sot ajo ka përmendur Myrtezaj ndërsa realizonte një lidhje të drejtpërdrejtë me kolegen Demollari, që ka të njëjtin emër me këngëtaren.

”Do të lidhemi drejtpërdrejt me gazetaren Xhensila Myrtezaj nga redaksia e ”Report TV”,-tha Rusi, ndërsa kuptoi se në fakt kishte thënë emrin e këngëtares dhe jo gazetares së ”Report TV”, Xhensila Demollari.

E mirë, se gjëra që ndodhin! Xhensila për Xhensila, njerëz janë dhe spikerët e lajmeve. Mund t’i kishte shkuar edhe më keq, për shembull mund ta kishte zënë lemza si Drini Zeqon. Lapsusi i saj ka shkaktuar të qeshura pafund në regjinë e lajmeve të ”Report TV” nga pas studios së lajmeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?