Xhesi Muçaj tregon mesazhet RIP që i vinin pasi hipi në një motor të kuq
Moderatorja e njohur e Ora News, Xhesi Muçaj ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora. Aja ka folur gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Xhesi është rikthyer në kohën kur ka qenë gjimnaziste dhe ka treguar një çmenduri të sajën.
Ester Bylyku: Më trego një çmenduri që ke bërë gjatë adoleshencës që nuk e harron akoma dhe sot.
Xhesi Muçaj: Unë gjatë gjithë jetës sime kam pasur shokë dhe jo shoqe, ndihesha me rehat sesa me vajza. Durrësi mbahet si qyteti i motorave dhe unë isha e apasionuar pas motorit. Dua ta ble një, por i kam premtuar mamit që nuk do e blej. Dilja nga gjimnazi e më prisnin gjithë shokët që kishin motora së bashku me shoqet, hipja sipër motorit dhe i thoja ecni me shpejtësi, ecni me shpejtësi. Totalisht një fëmijë i harakatur. Atë ditë që më kishte parë e gjithë shkolla në një motor të kuq, bëhen në “Facebook-un” tim RIP RIP RIP sepse një vajzë me një motor të kuq po në Durrës kishte humbur jetën. Unë zgjohem nga gjumi dhe kuptoj se diçka ka ndodhur me mua. Që atëhere nuk kam hipur më, ajo ka qenë hera e fundit.
Moderatorja simpatike Xhesi Muçaj, ka qenë e ftuara e dytë në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, ku ndër të tjera, zbuloi shumë histori nga jeta e saj private.
Pasi zbuloi për moderatoren Ester Bylyku, se e ka thyer hundën katër herë, Xhesi rrëfeu nje nga këto raste, që ndodhi pikërisht në Londër gjatë kohës që ajo studionte atje.
Xhesi tregon:”Trupa e baletit, rrotullohej si tornado rreth meje dhe dilte nga skena, por dilte e gjitha në të njëjtën anë.Dhe unë duhej të vrapoja bashkë me ta dhe të rikthehesha në skenë. Ishte një gjë shumë e bukur. Një djalë, xhamajkan, 2 metra i gjatë, ti nuk e ke idenë çfarë trupi i madh pikërisht atë ditë vjen me vonesë dhe profesori ndryshon, thotë nuk do dilni të gjithë nga një anë por do ndaheni në dy gjysma. Nuk ia thonë atij (xhamajkanit) kur vjen dhe ai hutohet. Ai vjen me vrap drejt meje, unë përplasem me të dhe kam ikur zvarr nga fillimi i sallës deri në fund.”