Xhesika Ndoj: Deputetët ma bëjnë rrugën të lehtë nëse do t’i hyja politikës
Këngëtarja, Xhesika Ndoj përveç jetës së saj dhe fotove provokuese komentohet gjithashtu dhe për deklaratat e bujshme që bën, sidomos për ato me deputetët.
Në “Why Not” mbrëmjen e sotme nuk kishin si të mungonin as pyetjet pikante për bukuroshen seksi. Në rubrikën “E kam bërë, se kam bërë” Xhesika i’u përgjigj disa pyetjeve të zgjedhura me kujdes.
Një ndër to ishte: Kam sfiduar deputetë dhe pasanikë sepse kam patur të drejtë?
Xhesika: “E kam bërë. Jam mësuar me këto deputetët nuk më bëjnë përshtypje. Kam marrëdhëniet e mira”
Roza: Kam përshtypjen se nëse i futesh politikës e ke rrugën më të lehtë.
Xhesika: Po.Se kam pasur mbështetjen e politikanëve.